LUTJET THEMELORE
SHENJA E KRYQIT
Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.
BESOJ
Besoj nė Hyjin, Atin e gjithėpushtetshėm, Krijuesin e qiellit e tė tokės. E nė Jezu Krishtin, birin e tij njė tė vetmin, Zotin tonė, i cili u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjėrės Mari, pėsoi mundimet nėn Poncin Pilat, u vu nė Kryq, vdiq e u varros, zbriti nė ferr; tė tretėn ditė u ngjall sė vdekuri; u ngjit nė qiell, rri nė tė djathtė tė Hyjit, Atit tė gjithėpushtetshėm; andej do tė vijė pėr tė gjykuar tė gjallėt e tė vdekurit. Besoj nė Shpirtin Shenjt, Kishėn e shenjtė Katolike, shoqėrinė e shenjtėrve, faljen e mėkateve, ngjalljen e korpit, dhe jetėn e pasosur. Amen.
ATI YNĖ
Ati ynė, qė je nė qiell, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė Mbretėria jote, u bėftė vullnesa jote, si nė qiell ashtu nė tokė!
Bukėn tonė tė pėrditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorėt tanė. E mos na lėr tė biem nė tundim, por na liro nga i keqi. Amen.
LAVDI ATIT
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! Si ka qenė nė fillim, ashtu tash e pėrgjithmonė e jetės. Amen.
TĖ FALEMI, MARI.
Tė falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi tė gjitha gratė, dhe i bekuar fryti i barkut tėnd, Jezusi. - Shenjtja Mari, Nėna e Hyjit, lutu pėr ne mėkatarėt, tash e nė fill tė vdekjes sonė. Amen.
PUNA E PENDIMIT
O Zoti im, po mė vjen keq me gjithė zemėr pėr tė gjitha mėkatet qė i kam bėrė. Se kam bjerrė parrizin dhe kam merituar ferrin. Por mė fort se tė kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, qė kaq fort mė ke dashur. Mėshirė, o Zot! Mė fal, o Zot! Po tė jap fjalėn, me ndihmėn tėnde, qė mos tė fyej mė kurrė. Amen.
TĖ FALEMI, MBRETĖRESHĖ
Tė falemi Mbretėreshė, Nėna e mėshirės, jeta, ėmbėlsimi e shpresa jonė, tė falemi! Ty tė thėrrasim ne tė shkretėt, bijtė e Evės, qė po fshajmė, po gjėmojmė e po qajmė nė kėtė shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonė, ata sy tė mėshirshėm tė tu silli prej nesh! E Jezusin, tė bekuarin, frytin e barkut tėnd, pas kėsaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ėmbla Virgjėra Mari! Amen.
PUNA E FESĖ
Besoj me gjithė fuqi tė shpirtit tim sė ėshtė njė Zot i vetėm nė tre Veta hyjnore qė janė: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt. Besoj se Biri i Hyjit, Jezu Krishti, pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt, u bė njeri, ėshtė munduar e ka vdekur nė kryq pėr ne, ėshtė ngjallur sė vdekuri dhe ėshtė ngjitur nė qiell, e do tė vijė pėr tė na gjykuar. Besoj se Zoti ynė u jep tė mirėve Parajsėn e tė kėqijve Ferrin. Besoj se nė Kungim tė shenjtė ėshtė Jezu Krishti, Zot e njeri. Besoj nė gjithēka beson dhe na mėson Kisha shenjte katolike e Romės, sepse Kishės i ėshtė dėftuar Hyji i cili ėshtė vetė e vėrteta.
LUTJET E MĖNGJESIT
Nė emėr tė Atit...
O Zoti im, tė falėnderoj qė mė ke ruajtur sonte. Po tė premtoj se sot, me ndihmėn tėnde, nuk do tė tė fyej me asnjė mėkat. O Zoti im, gjithēka qė do tė bėj e gjithēka qė do tė vuaj nė kėtė ditė, dua ta bėj dhe ta vuaj pėr dashurinė tėnde e si ėshtė dėshira i Zemrės sė Jezu Krishtit, qė bėhet fli pėr ne nė meshėn e shenjtė.
O Zot i gjithėpushtetshėm, qė na e dhé fatin ta presim edhe kėtė ditė, na ruaj me pushtetin tėnd, qė sot mos tė biem nė asnjė mėkat, por tė rrjedhin fjalėt e tė drejtohen mendimet dhe veprat tona pėr tė kryer gjithmonė drejtėsinė tėnde. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. AMEN.
Zemra e Krishtit, Zotit tonė,
bėj qė ty tė duam gjithmonė.
Zemra e Zojes, Nėnės sonė,
qofsh ti shėlbimi ynė.
ENGJĖLLI I ZOTIT
Engjėlli i Zotit, qė je rojtari im, pasi Hyji, pėr mėshirė tė vet, mė ka lėnė nėn mbrojtjen tėnde, ti sot mė shndrit, mė mbaj, mė ruaj e mė sundo. AMEN.
ENGJĖLLI I ZOTIT
Engjėlli i Zotit iu fal Zojės Mari.
‑ E ajo ngjizi pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt.
Tė falemi Mari...
Ja shėrbėtorja e Hyjit.
‑ U bėftė me mua si ėshtė fjala jote.
Tė falemi Mari...
E Fjala u bė njeri.
‑ E banoi ndėr ne.
Tė falemi Mari...
Lutu pėr ne, o shenjtja Nėnė e Hyjit!
‑ Tė bėhemi tė denjė pėr premtimet e Jezu Krishtit.
Tė lutemi:
Hirin tėnd, po tė lutemi, o Zot, ndikoje nė shpirtin tonė, qė sikurse nė lajmėrimin e engjėllit na e zbulove mishėrimin e Birit tėnd, Jezu Krishtit, nėpėr mundime e kryq tė tij na udhėheq nė lavdinė e ringjalljes. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. AMEN.
Shtohet tri herė: Lavdi Atit... dhe pėr shpirtra tė purgatorit njė Ati ynė, Tė falemi Mari dhe:
Jepua, o Zot, pushimin e pasosur!
‑ Dhe i shndritė drita e pambaruar!
Pushofshin nė paqe!
‑ Amen.
MBRETĖRESHĖ E QIELLIT
Mbretėreshė e qiellit, gėzohu, Aleluja!
Se ai qė meritove pėr ta bartur, Aleluja!
U ngjall si pati thėnė, Aleluja!
Lute pėr ne Hyjin, Aleluja!
Gėzohu e galdo, Virgjėra Mari, Aleluja!
Zoti u ngjall me tė vėrtetė, Aleluja!
Tė lutemi:
O Zot, qė nėpėr ngjalljen e Birit tėnd Jezu Krishtit u denjove ta ngushėllosh botėn, bėj qė nėpėr Nėnėn e tij, Virgjėrėn Mari, tė fitojmė ngushėllimet e jetės sė amshuar. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. AMEN.
PARA PUNE
Veprimet tona, po tė lutemi, o Zot, me hirin tėnd frymėzoji dhe me ndihmėn tėnde pėrcjelli, qė ēdo veprim i yni me ty tė fillojė dhe me ty tė pėrfundojė. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. AMEN.
PAS PUNE
Po tė falėnderojmė, o Zot i gjithėpushtetshėm, pėr tė gjitha tė mirat qė kemi marrė prej teje. Ti qė jeton e sundon nė jetė tė jetės. AMEN.
PARA BUKE
Na e jep, o Zot, bekimin tėnd neve dhe kėtij ushqimi, qė po e marrim prej bujarisė sate. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. AMEN.
PAS BUKE
Po tė falėnderojmė, o Zot i gjithėpushtetshėm dhe i amshuar, pėr tė gjitha bamirėsitė e tua. Ti qė jeton e sundon nė shekuj tė shekujve. AMEN.
LUTJET E MBRĖMJES
Nė emėr tė Atit...
Zoti i gjithėpushtetshėm na dhuroftė njė natė tė qetė e njė pėrfundim tė pėrsosur.
SHQYRTIMI I NDĖRGJEGJES (Tani kaloje nėpėr mend tėrė ditėn e shikoje a ke mėkatuar me ndonjė gjė: me mendime, me fjalė, me vepra, apo me lėshime. Pendohu dhe thuaje Punėn e pendimit. Pastaj vazhdo:)
Eja, po tė lutemi, o Zot, nė banesėn tonė e dėboji larg tė gjitha pritat e armikut; engjėjt e shenjtė tė tu le tė banojnė nė tė dhe tė na ruajnė nė paqe. E bekimi yt qoftė gjithmonė me ne. Nėpėr Krishtin Zotin tonė. AMEN.
Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef,
juve po ua fali zemrėn e shpirtin tim.
Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef,
ju mė dilni zot nė fill tė vdekjes sime.
Jezu Krisht, shenjtja Mari, shenjti Jozef,
nė paqe me ju qoftė vdekja ime.
PUNA E SHPRESĖS
O Zoti im, nė Ty qė je i gjithėpushtetshėm dhe shumė i mėshirshėm, kam shpresė tė madhe se do tė mi falėsh fajet e mia dhe se do tė mė japėsh forcė qė tė bėj vepra tė mira, e njė ditė do tė mė japėsh edhe Parajsėn. Tė gjitha kėto i shpresoj pėr merita tė Jezu Krishtit dhe sepse i ke premtuar ti, o Hyj, qė je besnik dhe i drejtė nė tė gjitha premtimet e tua.
PUNA E DASHURISĖ
O Zoti im, Ty qė je fort i dashur, Mirėsi mbi tė gjitha tė mirat, unė tė dua me gjithė zemėr e me gjithė fuqi tė shpirtit tim, pėr dashurinė tėnde e dua tė afėrmin tim si vetveten. O Zot, mė jep mundėsi qė tė tė dua gjithmonė e mė shumė.
GJASHTĖ TĖ VĖRTETAT KRYESORE TĖ FESĖ SĖ KRISHTERĖ:
1. Ėshtė vetėm njė Zot, e nė tė janė tri veta hyjnore: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt.
2. Zoti krijoi tė gjitha sendet. Ai tė gjitha i mban, i sundon dhe i drejton.
3. Shpirti i njeriut ėshtė i pavdekshėm.
4. Biri i Zotit u bė njeri dhe na shėlboi me vdekjen e vet nė kryq.
5. Hiri i Zotit ėshtė i domosdoshėm pėr shėlbim.
6. Veprat e mira Zoti do ti shpėrblejė me lumturinė e amshuar, ndėrsa veprat e kėqija do ti dėnojė me mundimin e amshuar.
THEMELET E FESĖ SĖ SHENJTĖ:
1. Njėnia e Trinia e Hyjit.
2. Tė mishėruarit, tė munduarit, vdekja dhe tė ngjallurit e Shėlbuesit tonė, Jezu Krishtit.
Njėnia do tė thotė sė ėshtė njė Zot i vetėm.
Trinia do tė thotė se nė Hyjin janė tri Veta hyjnore, qė quhen: Ati, Biri e Shpirti Shenjt. Tė Mishėruarit, tė munduarit, vdekja e ngjallja e Shėlbuesit tonė, do tė thotė se Veta e dytė e tė Shenjtėrueshmes Trini, Jezu Krishti, Biri i Hyjit, u bė njeri, u mundua, vdiq nė kryq dhe u ngjall, pėr ne.
DY URDHĖRIMET E DASHURISĖ:
1. Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė shpirt, me gjithė zemėr e me gjithė mendje tėnde.
2. Duaje tė afėrmin tėnd si vetveten.
URDHĖRIMET E HYJIT:
Hyji thotė:
1. Unė jam Hyji yt. Tjetėr Hyj mos tė kesh e mos tė adhurosh pos meje!
2. Mos e merr emrin e Hyjit nėpėr gojė kot!
3. Shenjtėroje ditėn e diel e ditėn e festės sė urdhėruar!
4. Nderoje prindin tėnd nė qoftė se dėshiron tė jetosh shumė pėrmbi tokė!
5. Mos vra!
6. Mos kurvėro!
7. Mos vidh!
8. Mos bėj dėshmi tė rreme!
9. Mos lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!
10. Mos lakmo asgjė tė huajėn!
URDHĖRIMET E KISHĖS SĖ SHENJTĖ:
1. Merr pjesė nė meshė ēdo tė diel e ēdo festė tė urdhėruar!
2. Agjėro tė premtet dhe kohėt e caktuara sipas ligjit kishtar!
3. Rrėfehu dhe kungohu sė paku njė herė nė vit, sidomos pėr Pashkė!
4. Mos bėj dasmė nė kohė tė ndaluara!
5. Paguaje detyrimin ndaj Kishės sipas ligjit!
SHTATĖ SAKRAMENTET:
1. Pagėzimi;
2. Pėrforcimi (krezmimi);
3. Kungimi;
4. Rrėfimi;
5. Vajimi;
6. Urdhri i shenjtė;
7. Kurora e martesės.
SHTATĖ DHURATAT E SHPIRTIT SHENJT:
1. Urtia;
2. Kuptimi;
3. Kėshilla;
4. Forca;
5. Dija;
6. Pėrshpirtėria.
7. Druajtja e Hyjit.
TRI VIRTYTET HYJNORE:
1. Feja;
2. Shpresa;
3. Dashuria.
KATĖR VIRTYTET KRYESORE:
1. Maturia; 2. Drejtėsia; 3. Forca; 4. Pėrmbajtja.
VEPRAT E MĖSHIRSHME TĖ TRUPIT:
1. Jepi bukė tė uriturit.
2. Jepi ujė tė eturit.
3. Vishe tė zhveshurin.
4. Strehoje shtegtarin.
5. Vizitoje tė sėmurin.
6. Vizitoje tė burgosurin.
7. Varrose tė vdekurin.
VEPRAT E MĖSHIRSHME TĖ SHPIRTIT:
1. Kėshilloji ata qė dyshojnė.
2. Mėsoji tė paditurit.
3. Qortoji mėkatarėt.
4. Ngushėlloji ata qė vuajnė.
5. Fali fyerjet.
6. Duroji ata qė tė mėrzisin.
7. Lute Hyjin pėr tė gjallėt e tė vdekurit.
SHTATĖ VESET KRYESORE:
1. Mendjemadhėsia;
2. Koprracia;
3. Fėlligėshtia;
4. Hidhėrimi;
5. Grykėsia;
6. Smira;
7. Pėrtacia.
SHTATĖ VIRTYTET DHE VESET KRYESORE:
1. Pėrvujtėria e i kundėrshton mendjemadhėsia;
2. Dorėdhėnja e i kundėrshton koprracia;
3. Pastėrtia e i kundėrshton fėlligėshtia;
4. Durimi e i kundėrshton hidhėrimi;
5. Pėrkormėria e i kundėrshton grykėsia;
6. Dashuria e i kundėrshton smira;
7. Zelli e i kundėrshton pėrtacia.
GJASHTĖ MĖKATET KUNDĖR SHPIRTIT SHENJT:
1. Dėshpėrimi pėr shėlbim.
2. Shpresa e rreme se do tė shėlbohemi pa merita.
3. Kundėrshtimi tė vėrtetės sė njohur.
4. Smira pėr hire tė tė afėrmit.
5. Ngurrimi ndėr mėkate.
6. Mospendimi i fundit.
KATĖR MĖKATET QĖ KĖRKOJNĖ GJYQ PARA HYJIT:
1. Vrasja qėllimisht.
2. Mėkati i fėlligėshtisė kundėr natyrės.
3. Shfrytėzimi i tė varfėrve.
4. Mashtrimi nė pagėn e punėtorit.
GJĖRAT E FUNDIT TĖ NJERIUT:
1. Vdekja;
2. Gjyqi;
3. Ferri;
4. Parajsa.