HSTORIA E RADIO MARISĖ:
Si filloi Radio Maria ne Shqiperi
Historia e Radio Marisė nė Shqipėri filloi nė vitin 1995 kur Zotėri Emanuele Ferrario kėrkoi mėnyrat pėr tė bėrė tė mundur dėgjimin e Radio Marisė nė gjuhėn Italiane nė kėtė vend. Kjo gjė u bė e mundur nė vitin 1998 nė disa pjesė tė Shqipėrisė, nė Shkodėr, nė Tiranė dhe nė Elbasan. Nė tė njėjtin vit filluan edhe kontaktet e para pėr hapjen e Radio Marisė nė gjuhėn shqipe gjė qė pėr arsye tė ndryshme do tė realizohej vetėm me 19.07.2003 kur filluan transmetimet e para nė Shkodėr me rrethinė.
Qė nga kjo ditė pėr herė tė parė nė popullin shqiptar u hap njė Radio e cila mori pėrsipėr edukimin fetaro-kulturor tė kėtij populli tė shumėvuajtur gjatė shekujve tė kaluar. Veprimtaria e Radio Marisė ka pėr bazė pėrhapjen e Fjalės sė Hyjit dhe shpalljen e mėsimit tė Kishės. Ne pėr moto tė Radio Marisė nė Shqipėri kemi zgjedhur thėnien: Hiri i Hyjit nė shtėpinė tėnde. Kjo Radio ėshtė pjesė e Familjes Botėrore tė Radio Marisė duke ruajtur dhe duke pėrhapur karizmėn tė cilėn Hyji ia dhuroi botės prej Radio Marisė sė parė qė ėshtė Radio Maria nė Itali.
Duhet thėnė se kjo Radio u tregua si Radio e dėgjuesve, tė cilėt e pranuan jo vetėm me dashuri tė madhe, por e pranuan si njė dhuratė tė cilėn Hyji iu dhuroi. Dashuria e tyre u dha kurajo tė rinjve qė tė punojnė pa u lodhur nė tė gjitha programet pėrmes tė cilave Hyji ua dhuroi frymėzimet e veta. Tė gjitha punėt qė nga fillimi pėrsa iu pėrket programeve bėhen me dashuri dhe nė mėnyrė vullnetare, sepse ata besojnė nė kėtė projekt tė cilin Hyji pėrmes Marisė po ia jep popullit tonė.
I pari qė e kėrkoi dhe besoi nė realizimin e kėtij projekti hyjnor ishte Arqipeshkvi Metropolit i Shkodėr-Pult Mons. Angelo Massafra i cili me kėmbėnguljen e vet kėrkoi qė Radio Maria tė bėhet realitet nė Shqipėri duke vėnė nė shėrbim tė plotė tė Radios meshtarin Don Prenkė Lazraj. Prania e tij e shpeshtė nė emisionet e Radio Marisė tregon mbėshtetjen dhe mirėnjohjen tė cilėn ai e ka pėr misionin tė cilin Hyji ia besoi Radio Marisė nė popullin shqiptar.
Zėri i parė nga Radio Maria nė Shqipėri u transmetua mė 19 korrik 2003 nė frekuencėn 102.2 MHz. Ky ishte fillimi i cili shėnoi hapat e parė nė Shkodėr, Dukagjin, Pukė, Kukės, Tropojė, Podgoricė, Ulqin me rrethina. Qė nga 20 dhjetori i vitit 2004 fitoi edhe dy frekuenca tė tjera 91.4 MHz dhe filloi tė transmetojė nė Tiranė, Durrės, Kavajė, Peqin Rrogozhinė dhe nė frekuencėn 89.6 MHz nė Lezhė, Laē. Mamurras, Mirditė me rrethina me shpresė qė shumė shpejt tė bėhet Radio kombėtare nė mbarė Shqipėrinė.
Radio Maria nuk ėshtė radio komerciale, nė tė nuk zhvillohet asnjė aktivitet fitimprurės. Ajo varet plotėsisht nga dhurimet vullnetare tė dėgjuesve tė saj tė cilėt na i dhuron pandėrprerė Provania e Hyjit. Kėtu vullnetarėt tanė me dashuri ndajnė secilėn ditė me tė gjithė dėgjuesit Fjalėn e Hyjit. Ata besojnė fuqishėm nė kėtė projekt hyjnor, pjesė tė tė cilit i bėri dashuria tė cilėn secili prej tyre e ushqen nė zemrėn e tij pėr Nėnėn e Jezusit dhe Nėnėn tonė, Zojen e Bekuar, nė mbrojtje tė se cilės jemi tė gjithė.
Ndėrmjetėsimi dhe bekimi tė cilin ajo na dhuron neve dhe dėgjuesve le tė na ndihmojė qė sė bashku tė udhėtojmė sipas shembullit tė saj nė kryerje tė pėrditshme tė vullnetit tė Hyjit.